FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vendimi, qeveria heq privilegjet për familjen e Presidentit

Qeveria u heq privilegjet pjesëtarëve madhorë të familjes së presidentit, ndërsa kufizon statusin e zonjës së parë, parashikuar në Ceremonialin Zyrtar të Republikës së Shqipërisë, miratuar me vendim Nr. 229, datë 23.4.2004.

Zbardhet vendimi i ri të Këshillit të Ministrave, që mban datën 8 qershor 2016, për miratimin e Ceremonialit Shtetëror, ku familjarët madhorë që jetojnë me zonjën e parë të vendit nuk gëzojnë më asnjë status protokollar. Sipas ceremonialin në fuqi, bashkëshortja e presidentit gëzon statusin e zonjës së parë të vendit, ndërsa pjesëtarët madhorë të familjes që jetojnë me të gëzojnë një status protokollar të barabartë me këshilltar presidenti, kurse ata që nuk bashkëjetojnë me të, të barabartë me këshilltar ministri.

Ndërkohë që me ndryshimin e ri, “bashkëshortja e presidentit shoqëron bashkëshortin në vizitat që ai kryen, merr pjesë sipas dëshirës në aktivitetet dhe ceremonitë që zhvillohen, por jo në takime zyrtare. Gjatë këtyre aktiviteteve ajo gëzon të drejtën e një programi të veçantë protokollar”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pra, në ndryshim nga vendimi që është në fuqi, kur kishte statusin e një këshilltari presidenti apo të një ministri dhe merrte pjesë dhe në takimet zyrtare bashkë dhe me fëmijët, bashkëjetues ose jo, tashmë nuk ekziston më një fuqi e tillë. E njëjta gjë vlen dhe për bashkëshorten e kryeministrit, për të cilën mbetet në fuqi vendimi i mëparshëm, për të mos e shoqëruar bashkëshortin në takimet zyrtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?