Veton Surroi: Rama bën gabim që rreshtohet me Rusinë për ndarjen e Kosovës
Sipas tij. “Numri i shteteve që përkrahin ndryshimet territoriale brenda kontinentit europian mund të numërohen me gishtat e një dore dhe fillojnë nga Rusia. Ka pasur një insistim nga lobistët.Shpiken afate”.
Për Ora News, Surroi tha se e ka parë me shqetësim edhe rreshtimin e kryeministrit Edi Rama përkrah Thaçit për këtë çështje.
“Nuk e kam parë me ndonjë kënaqësi të madhe. Rreshtimi i Ramës me Thaçin nuk e konsideroj si pjesë as të kulturës politike dhe as të besimeve që do të duhej ti kontribuonin të mirave të popullit shqiptar. Koketimi me këmbimin e territoreve me ndarjet etnike nuk i bën mirë, nuk është kauzë shqiptare, është kauzë që është iniciuar në Rusi, ka vazhduar në Serbi për të kontribuar në interesat e Rusisë në rajon dhe nuk e kam parë si hap të mirë”, tha Surroi. .
KOHA JONË SONDAZH

