FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vetting në PD, në sitë e gjithë kupola drejtuese

Jo nga institucionet shtetërore por nga vetë struktura. Partia Demokratike, po kalon në sitë gjithë zyrtarët demokratë, përfshirën edhe anëtarët e këshillit kombëtarë. Formulari i vetëdeklarimit, i është shpërndarë gjithë strukturës, ndërsa pyetjet që kërkojnë përgjigje janë specifike dhe të detajuara. Në të kërkohen të dhënat personale, të dhanë për punësimin, të dhëna mbi shkollimin, mbi eksperiencën në punë, të dhëna për pastërtinë e figurës që lidhen me gjendjen gjyqësore dhe të dhëna mbi veprimtarinë politike.

Ky formular është i vlefshëm edhe për çdo kandidat për zgjedhje vendore apo parlamentare. Zyrtarët demokratë, janë të detyruar krahas çdo eksperience punësimi apo niveli arsimimi, të deklarojnë edhe marrëdhënien e tyre me ligjin.

Rëndësi e veçantë i është kushtuar dhunës në familje, ndërsa zyrtarët demokrat duhet të japin përgjigje në qoftë se ndaj tyre është paraqitur ndonjëherë kërkesë për urdhër mbrojtje. Zyrtarët demokrat duhet të deklarojnë veprimtarinë e tyre politike edhe nga viti 1991 deri në ditët e sotme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?