VIDEO/ Budina-Sorecës: Nuk është e politizuar situata. Jemi investuar tre orë në ditë për të fituar demokracinë

Regjisori Robert Budina ka replikuar ashpër me ambasadorin e Bashkimit Europian në vendin tonë Luigi Soreca, i cili kashprehur sot keqardhjen e tij se çështja e Teatrit Kombëtar është politizuar.

Duke e parë në sy diplomatin europian, Budina i ka kujtuar këtij të fundit se prej më shumë se 1 vit e gjysë, artistët janë investuar tre orë në ditë për të fituar demokracinë në Shqipëri, të cilën do ta realizojmë.

Reagimi i plotë i Robert Budinës

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk jam dakord me ju. Nuk është e politizuar situata.

Swiss Digital Mobile Reklama

E dyta, qeveria duhet të respektojë artistët, të presë.

E treta, të mos i sulmojë brenda Teatrit Kombëtar.

E katërta, me ju kemi kërkuar një takim dhe duhet të takohemi sepse situata është shumë kritike.

E pesta, minimumi që mund të bëjë qeveria, përpara se të fillojë tenderin, i cili është i paligjshëm, duhet të presë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, sepse kemi gjysmën e popullit që nuk është i përfaqësuar.

E gjashta, ne kemi filluar aktivitetin në Teatrin Kombëtar, po bëjmë rikonjicionin, informacionet e qeverisë nuk janë të sakta. Teatri nuik rrezikon dhe ne kemi hapur festivalin për mbrojtjen e Teatrit ku do të vijnë artistë nga e gjithë bota, përfshirë edhe z.Placido që na mbështet.

Nuk doja që të hapja asnjë polemikë, doja thjesht të komunikoja.

Ne do t’i zgjidhim me maturi, ashtu si 1 vit e gjysëm ne kemi bërë vetëm protestë paqësore dhe jemi investuar tre orë në ditë për të fituar demokracinë në Shqipëri, të cilën do ta realizojmë.

/Koha Jonë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?