Video/ Dita e parë pa mandat, Kryemadhi: Nuk kërkojmë pushtet në tavolinë
Protestat kundër qeverisë socialiste, korrupsionin, trafikun e drogës dhe zhvillimet jodemokratike në vend kanë detyruar opozitën dje që të heqë dorë zyrtarisht nga mandatet e saj në Kuvend, duke krijuar një situatë të pa njohur edhe për vetë klasën politike.
Mbi këto çështje, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi në një intervistë për portalin informativ “Syri.net”, shprehet se për situatën kemi një opinion ndërkombëtar të manipuluar qëllimisht nga kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij.
E pyetur nga gazetari Alen Xhelili, nëse “keni një “deadline” se kur do të arrini qëllimin maksimal, largimin e Edi Ramës”, Kryemadhi tha:
“Ne e arritëm qëllimin tonë, iu dhamë njeëërzve besimin e plotë se nuk ka asnjë marrëveshje të nëndheshme midis opozitës dhe Edi Ramës dhe sot më shumë se kurrë, opozita është e bashkuar për t’u dhënë shqiptarëve besimin. Ne nuk kemi kërkuar pushtet në tavolinë dhe as rotacion politik; rotacioni vjen nëpërmjet votës së ndershme. Problemi qëndron se sot ne nuk diskutojmë më çështjen e një marrëveshjeje për t’u ulur në një tavolinë me djallin, por ajo që mendojmë ne është Pakti për Shtetin, për të krijuar një shtet vlerash, që shqiptari ta dojë shtetin dhe jo të ketë frikë nga institucionet”, tha ajo.
Znj. Kryemadhi, mendimi i parë që patët kur bëtë dorëheqjen nga mandati, çfarë ndiet?
“Kënaqësi! Kënaqësi dhe çlirim!”
Mendoj se socialistët duhet të marrin fatet e tyre në dorë. Kjo që jam unë sot, jam bërë në PS, kam kaluar atje vitet e mia të rinisë, jam bërë luftëtare.
Mendoj se ka në PS shumë njerz me ideale që besojnë tek demokracia, dhe sot më shumë se kurrë duhet të bëhen të gjithë bashkë për t’i thënë ndal një të çmenduri që i ka marrë peng , për t’i përdorur votat etyre në funksion të tij.
A do të jetë zoti Lefter Koka në listat e LSI, nëse bëhen zgjedhjet tani së shpejti?
LSI do të ketë një strategji të re, tani do të veprohet sipas strukturave në të gjithë Shqipërinë. Mendoj që është shumë shpejt për të folur për këtë. LSI dhe opozita është e përgatitur në çdo moment për çdo lloj skenari.
Zoti Rama ju akuzoi dje, si do të përgjigjeshit?
Kam shumë vite në politikë dhe Monika Kryemadhi nuk e bazon tek paraja, suportin e saj. As tek forca fizike dhe as tek paraja. E bazoj tek forca shpirtërore. Në ato 15 minutat e qarjes së z.Rama, ai u mor me mua dhe sa më shumë më sulmon ai, aq më e vendosur jam unë në rrugën time dhe e vendosur të mos bëj asnjë hap pas. Ne nuk duhet të bëjmë asnjë hap pas.
https://www.facebook.com/portali.syri.net/videos/2196644823691809/
KOHA JONË SONDAZH

