Video/ Elbasani zbret në shesh

Opozita e bashkuar më 16 shkurt do të dalë në protestë të madhe. PD-ja nga ana e saj na nisur protestat lokale. Këtë të dielë, PD-ja e Elbasanit ashtu siç dhe ka njoftuar më herët ka dalë në protestë bashkë me qytetarët.

Përveç varfërisë dhe kushteve ekonomike, një ndër shqetësimet e ngritura nga qytetarët është edhe ajo e tejndotjes së ajrit në këtë qytet.

Ndërkaq, protesta është zhvendosur tashmë tek sheshi para Bashkisë, në shenjë revolte ndaj korrupsionit qeveritar, që sipas tyre përfaqësohet nga kryebashkiaku socialist Qazim Sejdini.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lidhur me këtë protestë për “Koha Jonë”, deputeti i PD-së për qarkun e Elbasanit, Luçiano Boçin, renditi një ditë më parë dhe disa nga arsyet që e detyrojnë sot Elbasanit të protestojë. “Mjerimi dhe skamja janë shtruar këmbëkryq. Arroganca e pushteti, krimi me veladon politik e politika me mjetet e krimit ka deformuar sigurinë, qetësinë dhe vlerat e qytetarisë së tij qindra vjeçare”,-tha Boçi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa i pyetur rreth protestës së madhe të 16 shkurtit në Tiranë nëse do ketë dhune, apo do jetë paqësore, Boçi u shpreh:

“Protesta nuk ka dilema dhune brenda saj dhe do jetë nën ritmet e revoltës së artikuluar dhe të demonstruar. E rëndësishme është të mos ketë provokime nga forcat e rendit, pasi një gjë e tillë do të shkaktonte rritim të qytetarëve dhe një kohë si shtrëngim të tyre”,-nënvizon më tej Boçi.

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/388099188417179/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?