VIDEO/ “Mandatet”, Kryemadhi: Veprim ekstrem, por i domosdoshëm dhe i detyrueshëm

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me qytetarët e Fushë-Krujës, pak ditë para protestës së opozitës, e programuar për në 16 Mars.

Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi u shpreh se, se djegia e mendateve ishte një veprim ekstrem, por i detyrueshëm në një vend që po shkon drejt diktakturës.  Kryetarja e LSI-së, përballë qytetarëve të Fushë-Krujës tha se ndihet në borxh ndaj tyre.

“Nuk di ku ta nis, në fakt LSI ka nisur një rikostrukturim toltal. Ne kemi disa borxhe për burrat dhe gratë e Fushë-Krujës. Do ta shlyejmë borxhin ndaj jush edhe me kamatë. Historikisht djemtë dhe gratë e Fushë-Krujës kanë qenë në themelimin e LSI-së, që sot janë bërë burra dhe gra. Kemi një detyrim moral për t’u takuar dhe biseduar. Në rradhë të parë fillojmë këtë bashkëbisedim me ju, për problemet që kemi. Ne dogjëm mandatet, një veprim ekstrem, por i domosdoshëm dhe i detyrueshëm në vend që po shkon drejt diktakturës. Djegia e mandateve për hir të së vërtetës ishte një nga veprimet më të rëndësishme. Edhe kur është krijuar LSI-ja, qëllimi kryesor ishtë integrimi i vendit në BE”, tha Kryemadhi.

Swiss Digital Desktop Reklama

https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/videos/2232206987098566/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?