FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Video-skandali, Peleshi: PS s’mban përgjegjësi për çdo anëtar

Placeholder Image

Zëvendës-kryeministri Niko Peleshi është zyrtari i parë i lartë i qeverisë që reagon në lidhje me video-skandalin e kryebashkiakut tashmë të shkarkuar të Peshkopisë, Shuklri Xhelili.

Në një prononcim për mediat pas një takimi me strukturat e Partisë Socialiste në Korçë, numri dy i qeverisë ka “shkarkuar” përgjegjësinë duke thënë se PS nuk përgjigjet për çdo anëtar të sajin dhe veprimet e tyre morale.

Zv/kryeministri tha gjithashtu se qeveria e mori veprimin e duhur duke e shkarkuar menjëherë nga detyra Shukri Xhelilin, i cili u shfaq në një kamera të fshehtë teksa i kërkonte favore seksuale një 20-vjeçareje në këmbim të një vendi pune në bashki.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Partia Socialiste nuk mban përgjegjësi për çdo anëtar të sajin dhe veprimet e tyre morale. Ish-kryetari i Bahskisë së Dibrës u shkarkua pasi shkeli ligjin, etikën. PS nuk mund të japë llogari për çdo sjellje morale dhe shoqërore të më shumë se 100 mijë anëtarëve të saj. Jemi të vendosur të mbajmë qëndrim të prerë si e dëshmuam në rastin e ish-­kryebashkiakut të Peshkopisë për çdo rast të shkeljes së normave, ligjit apo etikës”, tha Peleshi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Xhelili u zgjodh në krye të Bashkisë, në Qershor të 2015 si kandidat i Partisë Socialiste, duke zëvendësuar Ilir Krosin e Partisë Demokratike, i cili drejtonte Bashkinë prej 3 mandatesh.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?