Vjedhjet në Tepelenë dhe Lushnje, Berisha: Ky ishte mëngjesi i maskave
Ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar me anë të një postimi në Facebook vjedhjet e kryera gjatë paraditës së sotme, në qytete të ndryshme.
Berisha ka thënë se ky ishte mëngjesi i maskave, dhe siç shprehet, maskat me uniformë dhe pa uniformë kryen 6 plaçkitje.
Postimi i plotë:
Mëngjes i maskave, apo i 6 plaçkitjeve me maska!
Të dashur miq, ky ishte mëngjesi i maskave, nga ora 3 gjer në ora 6 të mëngjesit maskat me uniformë dhe pa uniformë kryen 6 plaçkitje. Kështu, në Tepelenë rreth orës 03:00 të mëngjesit maska me uniformë zbrazën plotësisht me plaçkitje një supermarket, një pastiçeri, një bulmetore dhe dy banesa private. Ekipi i hajnave pas plaçkitjeve hoqi maskat, por jo uniformën dhe u kthye në detyrë. Po kështu në Lushnje, katër maska thyen dhe zbrazen një argjendari. Pas plaçkitjes hajnat hoqën maskat u larguan të qetë, dy prej tyre u nisën për Tiranë per t’ju dhuruar dy ministrave për hanemet dhe një ministreshe gjerdane dhe byzylykët e qendisur me brilante dhe flori.
Gazetarët pyetën ministrin Lleshaj për 6 plaçkitjet në mëngjesin e maskave. Ai dha përgjigjen standarde: për vjedhjet, vrasjet, krimet nuk përgjigjet ministri, por përgjigjet policia. Prandaj shkoni pyesni policinë. Ministri përgjigjet vetëm për vetëdorëzimet si ajo e Eskobarit dhe pikë!?!? sb
KOHA JONË SONDAZH

