Vjen në Shqipëri ekipi turk që do ndërtojë 500 banesa

Ka mbërritur në Shqipëri ekipi turk që do të ndërtojë 500 banesa për shqiptarët e prekur nga tërmeti, duke e bërë realitet deklaratën e një dite më herët të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan.

Ambasada turke në Tiranë njofton se gjatë të shtunës është zhvilluar takimi i parë i delegacionit turk dhe autoriteteve shqiptare për të koordinuar punën e cila pritet të nisë shumë shpejt.

“Delegacioni ynë i përbërë nga Drejtoria e Administrimit të Banesave Publike dhe Ministria e Mjedisit dhe Urbanistikës kryesuar nga Ambasadori Yörük, në zbatim të udhëzimit të Presidentit Erdogan ‪ për ndërtimin e 500 banesave në Shqipëri, zhvilloi takimin e parë me delegacionin shqiptar të kryesuar nga Ministrja e Kultures znj. Elva Margariti”, njofton ambasada turke.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vetëm një ditë më herët presidenti i Turqisë deklaroi se shteti i tij do të marrë përsipër të ndërtojë 500 banesa për vëllezërit shqiptar. Turqia është vendi i parë që i gjet pranë Shqipërisë pas tërmetit tragjik, duke sjellë ekipe ekspertësh të emergjencave civile si dhe ndihma ushqimore.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?