FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

VOA: Sandër Simoni, Sokol Binaj, Klodian Kurushi dhe Albana Boksi presin dekretin e Presidentit Meta për anëtarë të gjykatës së lartë

Nga VOA-

Në Shqipëri Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi të premten të propozojë katër kandidatura për anëtarë të Gjykatës së lartë. Kandidaturat, të Sandër Simonit, Sokol Binajt, Klodian Kurushit dhe Albana Boksit, vijnë nga radhët e gjyqësorit, dhe i përkasin fushës të së Drejtës Penale. Që të katër kanë kaluar ndërkohë me sukses procesin e rivlerësimit (Vettingu).

Tani pritet që për ta, të shprehet presidenti Ilir Meta. Në rast se nga ana e Kreut të Shtetit nuk ka asnjë kundërshtim ata marrin menjëherë detyrën. Në rast të kundërt, kandidaturat i rikthehen Këshilit të Lartë Gjyqësor, i cili ka fjalën e fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me emërimin e tyre, numri i anëtarëve të Gjykatës së Lartë shkon në 7, nga 19 gjyqtarë që duhet ta përbëjnë atë. Megjithatë, edhe me këtë numër anëtarësh, Gjykata mund të rinisë të kryejë disa nga detyrat e saj, duke patur mundësi të trajtojë ankimimet e mbërritura nga gjykatat e nivelit më të ulët, apo dhe të mblidhen për rastet e unfikimeve të praktikave.

Swiss Digital Mobile Reklama

Plotësimi i Gjykatës së Lartë me anëtarë, është mjaft i rëndësishëm, jo vetëm për rolin dhe funksionet e kësaj Gjykate por edhe sepse, prej saj varet dhe emërimi i 3 anëtarëve të tjerë të Gjykatës Kushtetuese. Por për këtë duhet që të arrihet një kuorum prej të paktën 15 anëtarësh. Për të përshpejtuar procesin, në parlament është depozituar dhe një propozim me efekt tranzitor, që ky kuorum i nevojshëm në Gjykatën e Lartë, të zbresë në të paktën 10 anëtarë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?