“VOA u shpall kazan, RT jo”, Manjani ironizon qeverinë e Ramës

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar në rrjetet sociale për raportimet e mediave të huaja mbi protestën e opozitës së bashkuar dhe situatën në Shqipëri.

Media ruse “RT” i ka kushtuar një hapësirë të detajuar situatës në vend, ndërsa Manjani shprehet se të gjithë ata që akuzojnë opozitën shqiptare për këtë raportim nuk bëjnë gjë tjetër, por vetëm arrijnë në kulmin e hipokrizisë.

“Ata që Rusët i kanë pranuar gjithë jetën si udhëheqës ideologjikë; i futën si offshor-sa në ekonominë tonë; Janë gati të parakalojnë prap në bulevard në nderim të Rusisë; çdo media që ju thotë të vërtetën përfshi dhe ata të huaja i quajnë KAZAN;

Swiss Digital Desktop Reklama

Kanë fytyrë të akuzojnë opozitën e sotme pse i citon RT! Kulmi i hipokrizisë!!! E përsëris: VOA u shpall KAZAN, RT jo! Por t’i lëmë të gjitha sa thuhet, e ç’ë pastaj se dikush prej nesh jep një prononcim qoftë edhe në RT?! Merruni me brendinë e atyre që thuhen dhe jo me vendin ku thuhen”,  shkruan ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?