Vokshi: Rama të shkarkojë Ministren Nikolla, ose…
Ka nisur me tension mbledhja në Komisionin e Edukimit, aty ku e pranishme duhet të jetë ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla. Kryetarja e komisionit, deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka kërkuar që kreu i qeverisë të shkarkojë ministren Nikolla, pas skandalit me vonesën e pagave ndaj pedagogëve dhe pjesës së adiministratës së Universiteteve, dhe për dështimin me ligjin e Arsimit të Lartë. Mos prezencën e Nikollës, Vokshi e cilëson si frikë për të përballur pasi është e papërgjegjshme. Më tej Vokshi shton se mungesa e akteve nënligjore, solii edhe vonesën e pagave ndaj pedagogëve.
KOHA JONË SONDAZH

