Votimet e PS, Presidenti Meta jep sot propozimet për zgjidhjen e krizës
Pas mbylljes së votimeve njëpartiake të 30 qershorit, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta pritet të dalë në një konferencë për mediat në orën 11:00. Sipas njoftimit për shtyp, Kreu i Shtetit, do të flasë për votimet e PS-së më 30 qershorit.
Presidenti Meta do të japë propozimin e tij për zgjidhjen e krizës së rëndë politike dhe do të jetë i hapur për çdo pyetje.
”Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të dalë sot në një konferencë për shtyp në ora 11:00, në ambientet e Institucionit, për votimet socialiste të 30 qershorit”, njoftohet nga presidenca.
KOHA JONË SONDAZH

