FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Votimet moniste, KSHH: Kërcënime dhe situatë e polarizuar

Në gjetjet paraprake të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, për votimet e 30 qershorit thuhet se procesi u zhvillua në një situatë të polarizuar. Përfaqësues të KSHH, thanë se kanë vërejtur kërcënime dhe intimidime për të votuar ose mos votuar.

”Vëzhguesit e KSHH kanë vërejtur prezencën e personave të paautorizuar në ambientet e brendshme të QV dhe në ambientet e jashtme por brenda perimetrit të godinës ku ishin vendosur QV. Janë vërejtur grupe të të rinjve. Na rezulton se persona të paautorizuar prezantoheshin si përfaqësues partiak dhe informonin për numrin zgjedhor të zgjedhësit që votonte. Kjo nuk është e lejueshme sepse në këtë mënyrë kërkohen të dhëna për të identifikuar ata që votojnë dhe ata që nuk votojnë. Kjo në vlerësimin tonë përbën një formë indirekte të intimidimit ndaj zgjedhësve”,-tha Erida Skendaj.

Një tjetër shqetësim që ngre KSHH është edhe votimi familjar. ”Jo të gjithë anëtarët e komisionit të QV në qytetet ku është shtrirë monitorimi janë trajnuar me cilësi dhe në kohën e duhur. Kjo ka ndikuar në disa raste në shkeljen e fshehtësinë e votës, lejimin e votimit familjar në rreth 8% të totalit të qendrave të vëzhguara nga komiteti”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?