William Walker: Ndryshimi i kufijve nuk është zgjidhje. Liderët kosovarë kanë frikë gjykatën speciale
Ish-drejtues i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, duke folur për idenë e korrigjimit të kufijve si mënyrë për të normalizuar marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se kjo është e padrejtë për Kosovën.
“Ende nuk kam dëgjuar ndonjë zgjidhje të mundshme nga tryeza e bisedimeve që të jetë e zbatueshme, që të zgjidhte problemet”, ka thënë ambasadori për Zërin e Amerikës ish diplomati qe zbuloi.masakrën e Reçakut.
“Dëgjon për shkëmbime territoresh apo ide të tjera. E di që Bashkimi Evropian kërkon një zgjidhje, një marrëveshje të negociueshme, e di që Shtëpia e Bardhë kërkon një zgjidhje. U deklarua kohët e fundit se do të mbështesim çdo marrëveshje për të cilën bien dakord palët. Mendoj se kjo është e padrejtë për Kosovën. Serbia është në një pozitë më të fuqishme. Ata kanë mbështetjen e Rusisë dhe vendeve të tjera në anën e tyre. Kosova është në pozitë të dobët”.
Sipas tij, disa politikanë kosovarë mund të jenë të shqetësuar nga Specialja
“Jam disi i shqetësuar se klasa e tanishme politike, disa anëtarë të saj, janë të shqetësuar për një gjë tjetër që u rëndon mbi supe që është zyra e Prokurorit Special”.
“Disa prej tyre mund të ndjejnë se nëse nuk bëjnë atë që u thotë Bashkimi Evropian apo Shtetet e Bashkuara, mund të akuzohen shumë më lehtë”.
KOHA JONË SONDAZH

