FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Xhafaj i përgjigjet Bashës me shifra

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të PD-së Lulzim Basha per kriminalitetin në vend.

Përmes një reagimi në ‘Twitter’ Xhafaj tha se puna e qeverisë është pa kompromis me botën e krimit dhe rezultatet janë të vërteta. Po ashtu ai ka nxjerrë edhe disa shifra që flasin për nivelin e kriminalitetit, duke i krahasuar me periudhën kur në krye të Ministrisë së Brendshme ishte Basha.

“Basha, tha sot:“Ju parashtroj…një çështje kapitale, emergjence kombëtare, siç është gjendja e rendit e shpartallimit të plotë të institucioneve të zbatimit të ligjit!” Një E PAVËRTETË e madhe, dalë nga goja e ish-min. të Brendshëm më të paaftë në vite
Të dhënat e faktet mbi punën tonë të palodhur e pa kompromis me botën e krimit dhe rezultatet konkrete janë E VËRTETA. Krahaso çdo shifër e të dhënë të kohës së LB si ministër i Brendshëm, me ato të këtyre 2 viteve të fundit. Shihni dhe gjykoni. Imazhe sa për 1000 fjalë!”, shkruan Xhafaj në Twitter.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?