FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Xhaxhai i Aleks Nikës: Po na vritet shpresa, dosja 5 vjet që myket në prokurori

“Të gjithë i harruan ngjarjet e 21 janarit, harruan se çfarë tragjedie na ndodhi ne. Po na vritet shpresa e fundit. Trupi i Aleksit po kalbet në varr pa faj dhe dosja e tij ka 5 vjet që myket në prokurori” .

Shkruan Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, njërit prej 4 të vrarëve në protestën e 21 Janarit 2011.

Përmes një letre të cilën kërkon ta bëjë publike në media, Nika i bën thirrje “shtetit të shkundë drejtësinë dhe të dërgojë përpara drejtësisë organizatorët dhe vrasësit që tashmë janë të njohur prej nesh”

Swiss Digital Desktop Reklama

Katër protestues, Ziver Veizi, Hekuran Deda,  Aleks Nika dhe Faik Myrtaj, mbetën të vrarë në protestën e 21 janarit 2011 në Tiranë, mbështetësit e Partisë Socialiste u përleshën me forcat policore dhe me Gardën e Republikës para selisë së kryeministrisë për orë të tëra, dhe ku Garda e Republikës hapi zjarr.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në orën 11:00 kryeministri Edi Rama do të presë familjet e dëshmorëve të “21 Janarit”.

“Të vrarë dhe të harruar”

Ndërkohë emisioni “Të Paekspozuarit” i Ylli Rakipit mbrëmjen e sotme  në orën 20: 45 në Ora News do të sjellë   “Të vrarë dhe të harruar”

“5 vjet më parë përballë kryeministrisë shteti vrau 5 njerëz të pafajshëm. Përse shteti u bë vrasës më 21 Janar? Kush janë përgjegjësit? A do të ketë drejtësi për 21 Janarin?

Të ftuar në studio: Ana Veizi, vajza e Ziver Veizit. Alma Redhi, ish bashkëshortja, Renato Myrtaj, djali i Faik Myrtaj dhe Dorian Matlia, avokat i familjeve

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?