Xhelal Mziu apo PD-ja e lëshoi “vullnetarisht” zyrën e bashkisë në Kamëz?!

Demokratët kishin deklaruar se ajo që do të shikonte Rilindja në bashkinë e Kamzës dhe të Shkodrës do të ishte betejë spektakolare me kryeministrin Rama. Pasi u dorëzua pa “luftë” Devolli, Kavaja dhe një mori bashkish të opozitës, të gjithë në PD thonin se “ja do ta shikojë në Kamëz, kryeministri, se çdo ta gjejë!”.

Sot me datë 7 gusht 2019 bashkia u dorëzua socialistit te 30 qershorit, pa asnjë përballje.

Xhelal Mziu shkruante në Facebook para se rilindasit të futeshin brenda në “kështjellën” demokrate:

Swiss Digital Desktop Reklama

Unë besoj se nuk varet vetëm nga unë. Besoj se shumica e qytetarëve do të jenë barrikadë e këtij grushti shteti… Do ta lë zyrën kur të bëhen zgjedhje normale. Janë 27 kryetarë bashkish që janë të gatshëm që të mbrojnë Kushtetutën, ligjin”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fillimisht, sot, kishte disa dhjetra demokratë e jo mijëra siç u përfol. Me pas Mziu iku dhe në zyrë hyri Rakip Suli, shoqëruar me një urdi djemsh të fortë. Vendosmëria e PD dhe Mziut vihet në dyshim nga pamjet e bashkëngjitura, që tregojnë zyrën e kryebashkiakut për ditën e sotme, para dhe pas “zbarkimit” të Sulit. Këto foto të bëra këtë pasdite brenda zyrës ku rrinte Mziu, tregojnë qartësisht se dorëzimi i “bastionit të demokratëve” ishte i përgatitur. Zyra paraqitet totalisht e boshatisur dhe prej aty janë hequr të gjitha dokumentet apo fotografitë që mbante Mziu më herët.

Dallimi bëhet edhe më i qartë nëse krahasojmë pamjet e sotme me fotot kur shfaqej Xhelal Mziu në pozicionin e kryebashkiakut. Madje, edhe çelësat e zyrës gjendeshin brenda në Bashki dhe ndryshe nga ç’u raportua më parë, mbështetësve të PS nuk u është dashur të hyjnë aty me forcë, shkruan edhe lapsi. Por si për çudi futja e socialistit Suli nuk solli asnjë mbledhje të demokratëve pasdite apo në darkë para bashkisë. Të gjithë ikën dhe nuk dolën siç flitej apo përbetohej selia blu.

Me pak fjalë “kështjellën” demokrate në Kamëz e lanë vetë demokratët apo nuk patën fuqi ta mbronin?! Nëse nuk e dorëzuan dhe thonin se do të ishin në detyrë, atëhere pse i hoqën gjërat nga zyra dhe raftet? Pra kjo tregon se e ikën dhe e lanë bashkinë.

Ja fotot kur Xhelal Mziu ishte në zyrë me plot raftet dhe me pas kur e boshatisi vetë.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?