FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ylli Manjani-gjyqtarëve: Po punoni si për ditë të fundit

Në fjalën e tij në Konferencën Gjyqësore, ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka deklaruar se, sa i takon reformës në drejtësi nuk ka më asnjë dilemë.

“Që reforma në drejtësi do të bëhet, kjo nuk diskutohet”, ka thënë Manjani, i cili ka vënë në dukje disa nga të metat e gjyqësorit që duhet të korrigjohen.

Ai tha se shumë gjyqtarë po punojnë si për ditë të fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jo më zvarritje gjyqeve përmes raporteve mjekësore fiktive. Mes gjyqtarëve ekziston tendenca sikur po punohet për ditën e fundit. Kemi tendenca shthurjeje në punën e përditshme të gjyqësorit. Në emër të së ardhmes po iu shesim qytetarëve padrejtësi. Këto gjëra janë të papranueshme për republikën tonë të përbashkët. Secili të bëjë punën që i takon. Askush të mos trembet nga reformat, puna duhet të vijojë”, ka deklaruar Manjani.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, u bëri apel të gjithë aktorëve të përfshirë në reformën në drejtësi që të gjejnë një konsensus për këtë reformë, pasi, sipas tij, “efektiviteti i një sistemi gjyqësor është një indikator bazë për investitorët”.

Në Konferencën Gjyqësore ku do zgjidhen 2 anëtarët e rinj të KLD-së, Zaganjori u shpreh: “I drejtoj një apel aktorëve të përfshirë në reformë, që në frymën e opinionit të Venecias, të gjejnë konsensusin. Reforma duhet të ketë si qëllim primar objektivat europianë të vendit. Kemi detyrimin moral për të fokusuar të gjithë vëmendjen në reformimin e gjyqësorit”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?