Yuri Kim reagon për kandidatët: Listat do tregojnë nëse kryetarët e partive e kanë kuptuar mesazhin e SHBA
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka bërë sot apelin e fundit për drejtuesit e partive politike lidhur me kandidimin e njerëzve pa rekorde kriminale në listat e kandidatëve për deputetë.
Në mesazhin e saj, Yuri Kim shkruan: “Nesër është afati i fundit që partitë të paraqesin listat e kandidatëve për zgjedhjet 25 prillit. SHBA-të kanë qenë jashtëzakonisht të qartë në lidhje me përgjegjësinë e udhëheqësve për të siguruar kandidatë të pastër. Kështu kanë qenë edhe votuesit shqiptarë. Shqiptarët nga të gjitha sferat e jetës më thonë se shqetësimi i tyre më i madh është se korrupsioni, mungesa e transparencës dhe pandëshkueshmëria kërcënojnë të ardhmen e fëmijëve të tyre. Listat e paraqitura nga partitë nesër do të na tregojnë nëse udhëheqësit e shqiptarë e kanë kuptuar mesazhin nga SHBA, nëse janë të përkushtuar për anëtarësimin në BE dhe nëse janë të gatshëm të marrin vendimet e vështira të nevojshme për një të ardhme më demokratike dhe të prosperuar për Shqipërinë. Ne presim që krerët e partive të demonstrojnë lidershipin e vërtetë. Ne do t’i bëjmë përgjegjës drejtuesit e partive. Ne gjithashtu do të mbështesim fuqimisht Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ndërsa shqyrton dorëzimin e listave të kandidatëve, e cila është një detyrë që duhet të ndërmerret para së gjithash në emër të votuesve shqiptarë”.
KOHA JONË SONDAZH

