Zbardhen 3 vendimet që u morën në Kryesinë e PD-së

Pas vizitës në Vjenë, në kuadër të turit ndërkombëtar për situatën ku ndodhet vendi, pasditen e kësaj të premte, kreu i PD-së, Lulzim Basha, mblodhi sërish kryesinë.

Në këtë mbledhje, mësohet se Basha ka kërkuar në mbledhjen e kryesisë që të mos harxhohet asnjë minutë kot por të ngrihen grupet e punës, pasi zgjedhjet e parakohshme parlamentare mund të jenë mbrapa dere. Tre pika janë parashikuar në rendin e ditës dhe e para që është hedhur për diskutim ka qenë aksioni politik i demokratëve pas dorëzimit të mandateve parlamentare.

”Të bëhet ndërthurrja e protestës me shpalosjen e alternativës. Grupi i punës që do të ngrihet për arsimin e lartë, do të jetë për çdo fushë kryesore, për pensionet, për shëndetësinë, për investimet, etj. Të nisim punën, sepse mund të jemi me zgjedhjet mbrapa dere. Nuk kemi pse të harxhojmë asnjë minutë”,-mësohet të jetë shprehur Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pika e dytë që do të diskutohet nga demokratët është ngritja e shtabeve të punës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pika e tretë është propozimi për shkarkimin nga funksionet, anëtarësia e Myslim Murrizit për shkeljen e vendimit të grupit parlamentar, kryesisë dhe Këshillit Kombetar të PD për djegien e mandateve.

R.SH /Koha jonë/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?