Zef Bushati: Ruajtën “shtëpinë me gjethe” dhe prishin Teatrin Kombëtar!

Nga Zef Bushati/

Debati rreth Teatrit Kombëtar ka një motiv, i cili në shumicën e rasteve nuk lexohet qartë, dhe interpretohet simbas interesave të grupimeve të ndryshme të botës së biznesit dhe politikës. Kërkesa është që Godina e Teatrit Kombëtar të ruhet e të kthehet ne “Muzeu Kombetar i Artit Skenik Shqiptar.” Të ruhet siç u ruajt ” Shtepia me Gjethe” e Sigurimit të Shtetit Komunist ( ku mund të ndërtohej një ndërtesë e lartë në zemër të Tiranës ) Të ruhet siç u ruajtën Tynelet e Ministrisë së Brendëshme të Shtetit Komunist apo Tynelet e Byrosë Komuniste në Malin e Dajtit, etj. Godina e Teatrit Kombëtar është histori e të gjitha gjinive të artit skenik shqiptar nga viti 1945. Aty nisën hapat e para të Teatrit, të Operas, të Baletit klasik e popullor, të filarmonise, të Estradës e të cdo gjinie skenike. Aty interpretuan aktorët, këngëtarët, instrumentistët e valltarët më të mëdhenj të Shqipërisë. Ajo godinë nuk i prish aspak punë ndërtimit të Teatrit të Ri Kombëtar po në atë vënd, po në atë sipërfaqe të madhe në Qëndër të Tiranës për të cilin sot Shqipëria ka shumë nevojë. Një Teatër Kombëtar si të gjitha Teatrot Kombëtare Europiane, nje Teatër Kombëtar me llozha, ku qytetarët ta ndjejnë vehten Europianë të lashtë të kontinentit Europian. Në asnjë vënd të Europës nuk ka Teatër Kombëtar në një Qendër Biznesi. Kinema po, por jo Teater. Rruga më e mirë eshte dialogu. Dialog të gjerë me grupe interesi per te gjetur me te miren e mundeshme qe ti sherbeje qytetareve te Shqiperise. Politika të qëndrojë larg, se më shumë ngatërron se ndihmon.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?