Home Aktualitet Politologu: M...

Politologu: Mbështetja e Belerit ka një qasje finale për të krijuar një asociacion të komunave greke në Shqipëri

74
0

Politologu Alban Daci komenton deklaratat e Isabel Santos, raportueses për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, e cila kritikoi ashpër Greqinë për qëndrimin bllokues që ka mbajtur për Tiranën zyrtare në Bruksel dhe si pretekst ka nxjerrë çështjen gjyqësore të Fredi Belerit, i dënuar me burg për blerje votash.

Ai tha se qëndrimi i saj, është përgjigjja që duhet të kishte ndodhur me kohë ndaj Athinës. I pyetur nëse opozita do të kërkojë një reflektim për kandidimin e Fredi Belerit në Himarë, për këtë Daci bëri këtë analizë:

“Kjo përgjigje ishte ajo që duhet të kishte ndodhur. Gjermani është e vendosur për të krijuar një standard të ri në kontinent, që kryesoja është bashkimi dhe jo ndasia mes vendeve. Ne duhet të nxjerrim mësim, që interesi ynë , është interes kombëtar dhe interes evropian. Opozita është bërë një koncept absurd në Shqipëri, se cila është opozita e vërtetë shqiptare”, tha ai për ”Abc News Albania”.

Për më tepër Daci tha se mbështetja me prapavijë politike ndaj Fredi Belerit, ka një qëllim tjetër në jug të Shqipërisë, i ngjashëm me atë plan që Serbia po synon ta zbatojë në Kosovë.

”Mbështetja e Belerit me prapavijë politike ka një qasje finale për të krijuar një asociacion të komunave greke në Shqipëri duke marrë një model të ngjashëm që ka tentuar dhe po vazhdon të tentojë Serbia në Kosovë, gjërat janë më të thella se sa kaq, dhe janë më të rrezikshme se sa kaq”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit