Home Sporti Polonia baraz...

Polonia barazon me Çekinë, Italia shkatërron Maqedoninë e Veriut

48
0

Shqipërisë do t’i mjaftojë vetëm një pikë me Ishujt Faroe për të siguruar vendin e parë në Grupin E kualifikues të Euro 2024. Polonia barazoi 1-1 me Çekinë, rezultat që i mban ndjekësit më të afërt të Shqipërisë dy pikë larg. Të parët shënuan vendësit me Potrowskin në minutën e 38-të.

Kundërpërgjigjja e çekëve erdhi sapo nisi pjesa e dytë me Soucek, që nuk fali i vetëm brenda zonës. Shqipëria kryeson me 14 pikë, e ndjekur nga Çekia me 12, Polonia 11 dhe më pas Moldavia me 10 pikë.

Italia fitoi me goleadë 5-2 ndaj Maqedonisë së Veriut dhe tani shkon në sfidën e transfertës me Ukrainën për ndeshjen e fundit në grup me avantazhin e dy rezultateve në dispozicion për të ruajtur vendin e dytë. Darmian zhbllokoi ndeshjen, ndërkohë që Chiesa shënoi më pas dy gola shumë të bukur. Maqedonia u zgjua me dy gola në pjesën e dytë nga Atnasov duke trembur axurrët, por Raspadori dhe El Shaarawy shënuan në minutat e fundit.

 

 

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit