Home Aktualitet Posterat pole...

Posterat polemikë të fushatës, Këlliçi sqaron “duart e pastra” dhe “gishtin e mesit”

58
0

Belind Këlliçi, kandidati për Bashkinë e Tiranës nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” sqaron simbolikën e duarve të pastra dhe të gishtit të mesit, që në këtë fushatë elektorale ka shkaktuar shumë polemika dhe debate.

“Ne do të perforojmë më mirë dhe në mbledhjen e taksave. Për shkak se taksat janë të larta, Administrata Tatimore preferon ryshfetin dhe të mosmbledhë paratë për t’i çuar në arkë. Simbolika e fushatës është me “duar të pastra”. Më janë shqetësuar këta të korruptuarit për gishtin e mesit që i kam drejtuar korrupsionit, të cilin do t’ia drejtoj edhe pas 14 majit”.

A u irrituan qytetarët nga “gishti i mesit”? “Unë kam marrë me mijëra komente, falënderime, që jam i vërtetë që them të vërtetën dhe që jam i vendosur për luftën ndaj korrupsionit. Unë kam vendosur që zemrën t’ua tregoj qytetarëve dhe të korruptuarve t’i tregoj gishtin e mesit”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit