Home Aktualitet Postet me rën...

Postet me rëndësi që Rama i dha Ahmetajt në këto 9 vite

240
0

Kjo e hënë nisi me lajmet për ndryshime në kabinetin qeveritar “Rama 3”. Arben Ahmetaj nuk është më zv/kryeministër, pasi vendimin e tij e merr Belinda Balluku. Që nga 2013-ta, Arben Ahmetaj ka qenë përherë në krahë të Edi Ramës. Në 9 vite drejtimi të qeverisë nga Rama, Arben Ahmetaj ka qenë gjithmonë pjesë e kabineteve qeveritare, me përjashtim të një 10-mujori nga janari deri në dhjetor të 2019-ës.

Fillimisht Ahmetaj ishte pjesë e qeverisë Rama 1 si ministër i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes. Këtë detyrë e mbajti nga shtatori i 2013-ës deri në shkurt 2016-të. Për rreth 1 vit Arben Ahmetaj do të shërbente si ministër i Financave.

Në qeverinë “Rama 2”, Ahmetaj do të drejtonte ministrinë e Financave dhe Ekonomisë. Në shkurt 2019 do të vinte largimi i parë i tij nga qeveria. Qëndrimi larg kabinetit qeveritar do të zgjaste vetëm 10 muaj, kohë në të cilën Ahmetaj do të drejtonte Komisionin e Ekonomisë.

Në dhjetor të 2019-ës, pas 2 tërmeteve të forta që kishin lëkundur vendin në shtator dhe nëntor, Arben Ahmetaj u emërua si ministër shteti që do të kujdesej për procesin e Rindërtimit. Këtij posti në shtatorin e vitit të shkuar do I bashkëngjiste edhe pozicionin e zv.kryeministrit pas zgjedhjeve te 2021

Arben Ahmetaj është deputet i Partisë Socialiste që prej vitit 2009, ku fillimisht u zgjodh në qarkun e Korçës, dhe më pas në Gjirokastër e Tiranë. Në karrierën e hershme, Arben Ahmetaj ka shërbyer në administratë si drejtor i tatimeve, por edhe si zv.ministër i Integrimit. Arben Ahmetaj ka qenë një nga figurat më të sulmuara.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit