Home POLITIKE Pranverë në F...

Pranverë në Fier, Rama publikon fotot e veçanta të pemëve që kanë zbukuruar qytetin

184
0

Qyteti i Fierit është i zbukuruar nga çelja e luleve në këtë pranverë, dhe kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook, foto magjike.

Kumbullat e kuqe të mbjella në rrugë kryesore tashmë kanë sjellë ngjyra e freski në qytet. Shëtitorja pranë lumit Gjanica në qytetin e Fierit është kthyer në një ambient shplodhës për qytetarët.

Projekti për rehabilitimin e Gjanicës synoi valorizimin e brigjeve të lumit, përmes gjelbërimit. Në projektin u përfshinë edhe sistemimi i ujërave të zeza dhe ujërave të shiut në zonën e shtratit të lumit, rehabilitimi mjedisor i lumit dhe krijimi i një peizazhi rekreativ për shtratin e lumit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit