Home Bota Presidenti çe...

Presidenti çek mbron kryeministrin hungarez: Transgjinorët janë të neveritshëm

17
0

Një debat është hapur në Europë për homoseksualitetin. Presidenti çek Milos Zeman, i quajti njerëzit transgjinorë “të neveritshëm”, gjatë një diskutimi të një ligji të ri të diskutueshëm në Hungari.

Ligji hungarez ndalon të gjitha materialet arsimore dhe programet për fëmijët që konsiderohen të promovojnë homoseksualizmin, ndryshimin e gjinisë dhe konceptin e seksualitetit që devijojnë nga ai i caktuar një personi në lindje. Ky ligj është pritur me kritika të ashpra nga anëtarët e tjerë të Bashkimit Evropian.

Zeman tha se ndërhyrja në punët e brendshme të çdo vendi anëtar të BE është një gabim i rëndë politik dhe ai mbrojti kryeministrin hungarez Viktor Orban. “Unë nuk shoh një arsye për të mos qenë dakord me të”, tha Zeman.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit