Home POLITIKE Presidenti fr...

Presidenti francez Macron mbërrin në Tiranë, pritet nga zv.kryeministrja Balluku

53
0

Presidenti i Francës, Emanuel Macron e pati të pamundur të ishte pjesë e Samitit të Berlinit. Por këtë mbrëmje ai ka zbritur në Rinas. Macron u prit nga zv/kryeministrja Belinda Balluku. Në të parën vizitë zyrtare të një presidenti francez në vendin tonë, paraditen e të martës do t’i rezervohet një pritje shtetërore nga Presidenti Bajram Begaj. E më pas një takim në Kryeministri me kryeministrin Edi Rama.

Macron do ta nisë vizitën në Tiranë me dorëzimin e dekoratës më të lartë të Republikës së Francës “Oficer i Madh i Legjionit të Nderi” për shkrimtarin e shquar shqiptar, Ismail Kadare. Ndërsa më pas do të vijojë agjendën e takimeve me kryeministrin Edi Rama, ndërsa të martën do të takohet me presidentin Bajram Begaj.

Vizita e tij do të zgjasë dy ditë 16 dhe 17 tetor, ndërsa në fokus të bisedimeve do jenë marrëdhëniet mes dy vendeve, si edhe mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme si kultura, arsimi, ekonomia apo energjia. Kjo vizitë e Macron në vendin tonë shënon një ngjarje historike mes Shqipërisë dhe Francës, duke shënjuar vizitën e parë në marrëdhëniet dypalëshe.

Sipas mediave franceze, shkak për shtyrjen e vizitës së Macron me disa orë në Tiranë u bë vrasja e mësuesit në Francë, si edhe konflikti në Lindjen e Mesme mes Izraelit dhe grupit Hamas.

Axhenda e vizitës së presidentit Emmanuel Macron në Presidencë

Për herë të parë, vendi ynë do të vizitohet zyrtarisht nga një president Francez. Presidenti i Republikës së Francës, Emmanuel Macron, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri.Nesër më 17 tetor 2023 Presidenti francez do të takohet me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Më poshtë agjenda e vizitës në Presidencë:

8:25-Mbërritja e Presidentit të Republikës Franceze në Institucionin e Presidentit të Republikës. Presidenti i Republikës franceze do të pritet nga Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj.

-Interpretohet himni kombëtar francez;
-Interpretohet himni kombëtar shqiptar;
-Kryhet kalimi para truprojës së nderit;
-Dy krerët e shteteve prezantojnë ekipet e tyre respektive.

Presidenti i Republikës së Francës ftohet të nënshkruajë në librin e të ftuarve.

Në hollin ”Nënë Tereza” do të bëhet fotoja zyrtare.

08:35-09:05-Takim kokë më kokë mes dy presidentëve.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit