Home Aktualitet Presidenti i ...

Presidenti i ri do të jetë opozitar, apo i PS-së?

78
0

Nga: Redjon Shtylla

Edhe raundi i dytë për votimin e Presidentit të ri në Kuvend u dogj. Si në raundin e parë, edhe këtë raund, në Kryesinë e Kuvendit nuk u paraqit asnjë emër, kjo pasi Partia Socialiste dhe Partia Demokratike që prej ditës së premte nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët. ose më saktë, e kishin gjetur, por u prish.

Pas dështimit të dy raundeve të para tashmë opozita dhe mazhoranca kanë në dispozicion edhe një tjetër për të dalë me një emër konsensual për kreun e ri, pasi 3 votimet e para kërkojnë një shumicë të cilësuar prej 84 votash.

Tashmë dihet sesi do të jetë ”loja”, PS-ja do ta votojë në raundin e katër, siç edhe është shprehur Taulant Balla, i mandatur nga PS-ja për çështjen e Presidentit. Po a do të jetë kreu i ri i shtetit, një figurë përfaqësuesve e të gjithëve? Do të jetë Presidenti i ri një figurë e pranuar nga të gjithë shqiptarët?

Këtë herë pas shumë vitesh, PS-ja nga më shumë se 71 votat që duhet për votimin e Presidentit të ri në Kuvendin e Shqipërisë dhe sigurisht që duhet të godasin me emrin më të mirë, por me emrin që Presidenti të jetë opozitë e qeverisë, dhe jo palë e tavolinës së saj.

Edhe pse funksionet e kreut të shtetit nuk janë të pushtetshme, por ka në dorë një forcë që tregon që kryetari i Shqipërisë është një figurë që gjykon drejtë, një opozitar i qeverisë, dhe i vetë opozitës. Një figurë mbi palët, që vështirë të gjendet në pellgun e politikës shiqptare.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit