Home Aktualitet Presidenti i ...

Presidenti i ri, pedagogu Çela: Procesi një shfaqje e shëmtuar

76
0

Se kush do të jetë Presidenti i ri i vendit, këtë e dinë politikanët të cilët për pedagogun e Komunikimit, Erlis Çela ata e kanë kthyer në një proces të degraduar dhe një shfaqje të shëmtuar. Për të handikapi kryesor është që kriteret e opozitës për zgjedhjen e kreut të shtetit nuk janë të dakordësuara me qeverinë.

”Procesi për zgjedhjen e Presidentit ka nisur keq dhe po vazhdon keq. Ka dy handikape, e para që mazhoranca nuk është e interesuar për konsensus real. Rama nuk do një Ilir Meta të dytë. Dy handikapet po e degaradojnë procesin dhe po i japin shqiptarëve një shfaqje të shëmtuar.

Të gjitha proceset për zgjedhjen e Presidentit minimalisht kanë diskutuar një formulë për kandidatit, dhe më pas kanë shkuar te emrat. Nuk duhen përjashtuar politikanët aktivë, por mund të vendosen kufij, që të mos jetë pjesë e një grupi parlamentar. Kriteri që të mos ketë qenë komunist, është normal.

Besoj që qëndrimet e Mediut, Dukës dhe Dodës kanë qenë korrekte. Nuk e di çfarë e ka penguar Alibeajn për të bërë disa konsulta të paktën brenda opozitës. Njëri i bie fyellit në vrimën që do ai, dhe tjetri në vrimë tjetër. Alibeaj dhe mbështetësit e tij ndoshta e kanë parë këtë proces si të vetmin ku mund të faktorizohen. Nga kjo pikëpamje u duhet të jenë pjesë e procesit. Është vënë në pozicion të vështirë, sepse z.Alibeaj nuk ka mundur ta bëjë bashkë grupin parlamentar”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit