Home Bota Presidenti Ma...

Presidenti Macron tregon “gabimin e madh” të Putinit

11
0

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron thotë se homologu rus, Vladimir Putin ka bërë një gabim të madh duke mos zgjatur marrëveshjen e eksportit të grurit ukrainas.

“Vendet në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe madje edhe Azi janë shumë të varura nga këto marrëveshje, të cilat do të preken nga vendimi i njëanshëm i Rusisë”, tha Macron.

Në deklaratat në Këshillin e Bashkimit Evropian në Bruksel, Presidenti francez ka theksuar se Moska ka marrë “një përgjegjësi të madhe përsipër” duke rënë dakord të eksportojë drithëra ukrainase dhe ka sulmuar Putinin, të cilin ai e akuzon se e ka kthyer “ushqimin në armë shantazhi”.

Rusia vendosi të mos zgjasë marrëveshjen që lejonte eksportimin e grurit nga Ukraina në pjesën tjetër të botës për të ndaluar krizën ushqimore. Drejtori i OKB-së, António Guterres, shprehu zhgënjimin e tij të thellë me lëvizjen e Moskës dhe siguroi se “qindra miliona njerëz janë të uritur dhe konsumatorët përballen me një krizë globale të kostos së jetesës”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit