Home Aktualitet Presidenti Me...

Presidenti Meta në konferencë shtypi: Gjykata Kushtetuese ka shkelur Kushtetutën për dosjen e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019

920
0

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dalë sot në konferencë shtypi ku pasi foli për vizitën e tij në Maqedoninë e Veriut, u ndal në mënyrë të veçantë të dosja e zgjedhjeve vendore te 30 qershorit 2019 e cila ishte në Gjykatën Kushtetuese.

Presidenti akuzoi këtë Gjykatë se ka shkelur Ligjin, pasi i është shmangur ligjit për të dhënë një vendim në themel.

Më tej, Presidenti theksoi se pavarësisht se gjykata kushtetuese nuk dha vendim, kam vendosur që pasi të më vijë përgjigja nga Komisioneri Shtetore i Zgjedhjeve për bashkitë pa kryetar, mënjëherë do të dekretojë zgjedhjet e pjesshme vendore.

Në fjalën e tij, Meta hodhi akuza të forta ndaj gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, teksa u shpreh se kanë kryer shkelje të rënda profesionale dhe etike, që cenojnë veprimtarinë e gjyqtarit.

Kërkova mënyrën e caktimit të relatorit të çështjes, diskutimet në Kolegj, deri në zhvillimin e seancës gjyqësore përfundimtare dhe shpalljen e vendimit. Informacioni mu vu në dispozicion nga Gjykata Kushtetuese më 6 dhjetor. Konstatuam se disa anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, kryesisht barra bie mbi relatoren, ka të dhëna se kanë kryer disa shkelje të rënda profesionale dhe etike, që cenojnë veprimtarinë e gjyqtarit.

Dosja gjyqësore nuk përmban asnjë dokument për të dokumentuar mënyrën si u formuluan pyetjet e gjykatës për në Komisionin e Venecias. Relatorja ka shmangur dërgimin e pyetjeve, duke paraqitur vetëm tre pyetje të ngritura prej saj. Është krejtësisht e paqartë si ka ndodhur kjo dhe kjo cenon dukshëm parimin e transparencës, të palëve në gjykim, dhe që mund të kërkojë hetim të thelluar. Jemi duke analizuar në detaje këtë situatë dhe ditët në vijim do mbajmë një qëndrim zyrtar mbi këtë çështje.

Sot jemi këtu për të bërë me dije se kemi filluar procedurat për t’i dhënë zgjidhjeje një çështje, që Gjykata Kushtetuese ju shmang, çështjes së zgjedhjeve vendore 2019. Prej kohësh kemi një situatë absurde, që disa bashki drejtohen pa kryetar, duke krijuar shteg për abuzim. Kjo situatë nuk mund të rri pafundësisht pa zgjidhje, pavarësisht se shumë aktorëve mund t’iu interesojë. Presidenti nuk ka çfarë të presë më, prandaj duke konstatuar se këto institucione, pra bashkitë pa kryetarë formalë, nuk funksionojnë siç duhet, jam sot këtu për t’iu bërë me dije se kam filluar procedurat për t’i dhënë zgjidhje situatës”, tha Meta.

Bashkitë pa kryetar:

Shkoder, pasi Valdrin Pjetrin e kapi dekriminalizimi

Vore, pasi Agim Kajmakun e dogji dekriminalizimi

Durres, sepse Valbona Sako dha doreheqjen pas termetit

Rrogozhine, sepse Haxhi Memolla nderroi jete

Diber, sepse Dionis Ymeri dha doreheqjen te kandidonte per deputet

Lushnje, sepse Fatos Tushe u shkarkua nga Rama pas arrestimit per korrupsion

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit