Home KRYESORE Presidenti Me...

Presidenti Meta në stadiumin e klubit të zemrës, te Celtic në Skoci. Si tifoz këndon himnin skocez

699
0

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta njihet prej kohësh si tifoz i skuadrës së Celtic (Skoci). Kreu i shtetit i dedikon shpesh herë postime në rrjetet sociale. Së fundmi ai ka udhëtuar drejt Skocisë për të ndjerë nga pranë emocionet e një ndeshje të skuadrës së zemrës. Sot ishte ishte ndeshja për Kupen Europa League mes Celtic- Ferencvaros e cila u mbyll 2-0 për skocezët.

Të shumtë ishin tifozët që kanë bërë një foto me Presidentin e Shqipërisë jashtë stadiumit, teksa video është publikuar nga vetë kreu i shtetit.

Më pas ai ka shijuar nga pranë himnin e klubit të Celtic, që po luante një ndeshje për grupet e Europa League ndaj Ferencvaros, një klub ku aktivizohet edhe shqiptari Myrto Uzuni. “You’ll Never walk Alone!”, është kënga e famshme, që kënduar presidenti Meta, i cili shihet me një shall të klubit në dorë. /R.Lika-Koha Jonë/

Prezenca e Metës ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave të huaja, pasi prestigjiozja BBC ka postuar një foto të kreut të shtetit shqiptar, duke e shoqëruar me diciturën “Aprovimi presidencial” dhe më sqarimin se presidenti i Shqipërisë ishte në shkallët e “Celtic Park” për të ndjekur ndeshjen.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit