Home Aktualitet Presidenti Me...

Presidenti Meta sfidë Presidentit Erdogan, takon kryebashkiakun e Stambollit

626
0

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta këtë të premte është pritur nga kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem Imamoglu gjatë një vizite zyrtare. Meta shkruan se hodhën themelet e një vizioni të ri për zhvillimin e qyteteve dhe rajonit tonë. “Modeli i zhvillimit të vrullshëm ekonomik dhe modern të Stambollit, si dhe eksperienca e vyer në shërbim të qytetarëve është e mirëpritur edhe në Shqipëri”.

Vizita e Kryetarit të shtetit shqiptar, Ilir Meta te kundërshtari më i fortë i presidentit turk Erdogan është thikë ndaj miqësisë personale Rama-Erdogan. Njihet tashmë miqësia e fortë mes kryeministrit Rama dhe Presidentit turk, ndaj kjo lëvizje e Ilir Metës përkthehet si një mbështetje për opozitën turke, e cila duhet pranuar se gjëndet e presuar nga Erdogan.

Postimi i plotë i Ilir Metës:

Në takimin e ngrohtë dhe të frytshëm me Kryetarin e Bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu theksuam nevojën e forcimit të lidhjeve tradicionale historike e kulturore mes vendeve dhe qyteteve tona, si dhe shprehëm përkushtimin e përbashkët ndaj vlerave të demokracisë.

Bashkëpunimi i Stambollit me qytetet shqiptare, në kuadër edhe të nismës frymëzuese të Kryebashkiakut Imamoglu “Rrjeti i Qyteteve Ballkanike”, do të krijojë themele të forta për të ndërtuar një vizion të ri për zhvillimin e qëndrueshëm në të ardhmen të qyteteve dhe rajonit tonë, si dhe ura të reja miqësie midis nesh.

Modeli i zhvillimit të vrullshëm ekonomik dhe modern të Stambollit, si dhe eksperienca e vyer në shërbim të qytetarëve është e mirëpritur edhe në Shqipëri. E inkurajova z.Imamoglu për forcimin e lidhjeve të Stambollit me Bashkitë shqiptare dhe e ftova për një vizitë të afërt në Tiranë, ftesë të cilën e mirëpriti me kënaqësi.

Pritja  ishte shumë e ngrohtë nga Kryetari i Bashkisë së Stambollit, z.Ekrem Imamoglu.
Stambolli është një qendër e rëndësishme botërore, me një popullsi prej gati 16 milionë banorë dhe 3 milionë vizitorë në ditë, ku përfshihet edhe komuniteti shqiptar i vjetër dhe i ri.
Me Stambollin, simbolin e Turqisë moderne dhe zhvillimit gjithmonë të vrullshëm ekonomik, kemi lidhje tradicionale, historike dhe kulturore shumë të forta, që duhet të bëjmë çmos t’i zhvillojmë më tej, ishte thelbi i vizitës së Presidentit Meta në Turqi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit