Home Bota Presidentja e...

Presidentja e KE, Von der Leyen: Nuk mund ta pranojmë aleancën Iran-Rusi

58
0

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, thotë se duke u bashkuar Irani dhe Rusia po minojnë rregullat dhe parimet bazë të rendit global dhe se kjo gjë nuk mund të pranohet.

”Duke u bashkuar, Irani dhe Rusia po minojnë rregullat dhe parimet bazë të rendit tonë global. Historia tregon se kjo është një recetë për luftë të përhershme. Është një recetë për një garë armatimesh dhe përhapja e armëve të shkatërrimit në masë. Është një recetë për ndërhyrje të vazhdueshme të huaja, për dhunë dhe destabilitet të pafund. Dhe ne thjesht nuk mund ta pranojmë. Dhe nuk do ta pranojmë”.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të kenë diskutime me Rusinë për paqen në Ukrainë pa qenë Kievi si palë e përfshirë, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, në një konferencë virtuale me shtypin.

”Ne nuk po marrim pjesë në diskutimet për përfundimin e luftës me Rusinë, duke vënë në dukje se Uashingtoni mbështet Zelensky-n. I takon atij të vendosë se kur”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit