Home Bota Prima balerin...

Prima balerina ruse braktis Moskën: Jam kundër luftës me çdo fije të shpirtit tim

249
0

Edhe arti në vedn e dënon presidentin Vladimir Putin me luftën që po bën në Ukrainë. Prima balerina ruse Olga Smirnova, pasi dënoi luftën, vendosi të largohet nga vendi i saj për t’u bashkuar me baletin Kombëtar Holandez.

“Jam kundër kësaj lufte me çdo fije të shpirtit tim. Nuk e kam menduar kurrë se do të turpërohem për Rusinë, gjithmonë kam qenë krenare për njerëzit e talentuar rusë, për arritjet tona kulturore dhe atletike.

Më dhemb që njerëzit po vdesin, që njerëzit po humbasin çatitë mbi kokë ose detyrohen të braktisin shtëpitë e tyre. Dhe kush do ta kishte menduar disa javë më parë se e gjithë kjo do të ndodhte?

Ne mund të mos jemi në epiqendrën e konfliktit ushtarak, por nuk mund të qëndrojmë indiferentë ndaj kësaj katastrofe globale”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit