Home Aktualitet “Princesha Ar...

“Princesha Argjiro”, premiera e re për fëmijë vjen të shtunën në Teatrin Metropol

129
0

“Princesha Argjiro” titullohet premiera e re për fëmijë në Teatrin Metropol, një përshtatje e frymëzuar nga poema e Ismail Kadarese. Kjo vepër do të vijë në skenë të shtunën, ora 11:00. Ajo përfshin një gamë të gjerë etydesh që e bëjnë më aktive dhe vepruese poemën.

Me regji të Joana Omerajt, në skenë do të interpretojnë Ligoraq Riza, Luisa Dinellari, Ketjona Pecnikaj, Sedmir Memia, Silvana Brahimataj, Stiv Osmanaj, Megi Duka, Mario Bali. Nuk do të mungojë as Asambli Tirana.

“Narratori do të vendoset në rolin e gjyshit që i tregon mbesës përralla çdo fundjavë dhe kësaj here rradhën e ka historia jonë shqiptare, historia e Gjirokastrës. Çdo etyd do të sillet nëpërmjet syve të vogëlushes Gresa, në mënyrë të zvogëlohet dramaticiteti që përmban poema dhe të përshtatet më shumë me publikun e fëmijëve”,-tregon Joana Omeraj, regjisorja e shfaqjes.

Sipas saj dritat, ngjyrat dhe efektet do të jenë dhe në funksion të traditave tona shqiptare duke i veshur të gjithë pjestarët e etydeve dhe shfaqjes me kostume popullore tradicionale. Pjesë integrale e shfaqjes do tëjenë edhe disa punime në pikturë të artistit Ansatas Kostandini, të cilat do të projektohen në skenë.

Shfaqja është e ndërtuar me valle, kërcime e lojëra të ndryshme, duke u bazuar mbi tradita e zakone shqiptare për ti bërë fëmijët jo vetëm pjesë të shafqjes, por edhe të mësojnë kulturën tonë të këngëve e valleve shqiptare e njëkohësisht duke iu ngacmuar atyre imagjinatën dhe kuriozitetin për kulturën tonë shqiptare.

“Shfaqja është ndërtuar në mënyrë të tillë që spektator i vogël të bëhet pjesë integrale e shfaqjes, gjatë valleve tradicionale shqiptare”, shpjegon regjisorja Omeraj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit