Home ShowBiz Prishtina gat...

Prishtina gati për “Sunny Hill”, zbulohet vendi ku do të zhvillohet festivali

27
0

Pas bujës që shkaktoi ende pa nisur, festivali i muzikës “Sunny Hill” pritet të mbahet në fillim të muajit gusht në Parkun e Gërmisë në Prishtinë.

Për vendin ku do të zhvillohet festivali, ka folur edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama. Ai tha se janë siguruar lejet e nevojshme për mbajtjen e festivalit në këtë park më 4, 5, 6 dhe 7 gusht 2022.

“Për shkak të kufizimeve të hapësirës në parkun e Gërmisë, Sunny Hill Festival këtë vit do të ketë kapacitet të kufizuar të pjesëmarrësve, përkundër potencialit dhe nevojave në rritje që i ka festivali”, shkroi Rama në Facebook.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit