Home Kosova “Prishtina me...

“Prishtina me Skënderbeun”, manifestim i madh për ditëlindjen e heroit

65
0

Për nder të ditëlindjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, më 6 maj do të mbahet një manifestim në sheshet “Skënderbeu” dhe “Nënë Tereza”, në Prishtinë.

Manifestimi po organizohet nga organizata jo-qeveritare “Shqiptaria”, së bashku me organizata tjera dhe veprimtarë. Aty pjesëmarrës pritet të jenë me mijëra persona nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Medvegja dhe Bujanovci, Selaniku e deri në Arbërinë e Italisë.
Sipas Basri Bekës nga organizata jo-qeveritare “Shqiptaria”, ky manifestim do të përmbajë aktivitete shkencore dhe program artistik e kulturor.
Ndërsa sa i përket organizimit të gjithë kësaj, Qëndrim Kryeziu, ka thënë se pritet të jetë një ngjarje me pjesëmarrje masive nga të gjitha trevat ku ndodhen shqiptarët. Sipas tij, pritet që sheshi të mbushet me mbi 100 mijë persona.
Ndërkaq nëse do të ketë pjesëmarrës nga fusha politike, Raif Gashi nga shoqata “Kufijtë e Arbërit”, është shprehur se politikanët në përgjithësi nuk interesohen shumë për kombin, ngaqë vëmendja e tyre shkon me shumë te votat.
Për Veton Gusinë nga “Artisti për artisin”, ka indikacione nga disa grupe individësh për ngacmim të identitetit shqiptar në të gjitha trojet shqiptare.
Ky manifestim do të fillojë prej orës 13:00 në sheshin “Skënderbeu”, dhe “Nënë Tereza”, ku pritet të parakalojnë Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës.
KosovaPress/F.Pelaj/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit