Home Aktualitet Pritje madhës...

Pritje madhështore e Berishës në Elbasan (VIDEO)

1160
0

Këtë pasdite ”Foltorja” nga Sali Berisha është ndalur në Elbasan, aty ku demokratët i kanë bërë një pritje madhështore liderit historik të PD-së. Në fillim të fjalimit, Berisha tha se regjimi i kryeministrit Edi Rama ka katandisur shqiptarët në varfëri dhe Shqipërinë në ”delen e zezë” në Europë. Kurse për opozitën tha se është e paaftë, pasi Rama po kalon nga mandati në mandat.

Berisha tha se shqiptarët duhet të ngrihen në protesta të fuqishme si kurrë më parë, të bashkohet në mënyrë që ti japin përgjigje situatës dramatike nga vendosja në Shqipëri e një regjimi.

Po ashtu Berisha paralajmëroi kryeministrin Edi Rama, se kur të ngrihen në këmbë nuk do të shqiten nga rruga pa të hedh atë aty ku meriton. Ish-kryeministri ia bëri të qartë Edi Ramës se nuk duhet të luajë me çmimet dhe me kafshatën e shqiptarëve.

”Ne duhet të përgatitemi për protestat më të fuqishme që ka njohur vendi, protestë, protestë dhe vetëm protestë. Edi Rama duhet ta dish mirë se kur të ngrihemi ne në këmbë nga rruga nuk shqitemi pa të hedh ty aty ku e meriton. Mos luaj me çmimet, jo me kafshatën, njerëzit e paguajnë kafshatën 80 herë më shtrenjtë se qytetarët e vendeve europiane”.

Berisha flet për protesta të forta, i drejtohet Ramës: Kur të ngrihemi në këmbë…

”Foltorja” në Elbasan, Berisha: Rama ka katandisur Shqipërinë në ”delen e zezë” të Europës

Berisha thumbon Bashën: Harroi masakrën zgjedhore, u mor me karrigen e tij

Pse Kosovës nuk i hiqen vizat? Berisha: Për shkak të krimit të organizuar shqiptar dhe Edi Ramës

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit