Home Magazine Probleme me g...

Probleme me gjumin? Shenjat që tregojnë se vuani nga insomnia

148
0

Insomnia (pagjumësi) është një lloj çrregullimi i gjumit. Individët me insomnia e kanë të vështirë të bien në gjumë, të qëndrojnë në gjumë ose të dyja. Vështirësitë e gjumit ndodhin të paktën tre netë në javë për të paktën 3 muaj. Njerëzit që përjetojnë insomnia zakonisht raportojnë të paktën një nga këto simptoma:

– zgjimi shumë herët në mëngjes
– gjumë jo i mirë
– probleme për t’i zënë gjumi ose për të qëndruar në gjumë

Këto simptoma tmund të çojnë në simptoma të tjera, duke përfshirë:

– lodhje
– ndryshime të humorit
– nervozizëm

Ka trajtime farmaceutike dhe jofarmaceutike për pagjumësinë, por kura e duhur përcaktohet nga mjeku që ndjek rastin. Mund të rekomandohet gjithashtu trajnim për higjienën e gjumit. Ndonjëherë, sjelljet që ndërhyjnë te gjumi shkaktojnë insomnia. Meditimi është gjithashtu një metodë natyrale, e lehtë dhe pa ilaçe për trajtimin e këtij çrregullimi.

Ndryshime të tjera përfshijnë:

– shmangia e pijeve me kafeinë afër kohës së gjumit
– shmangia e ushtrimeve para gjumit
– minimizimi i kohës së shpenzuar në shtrat kur nuk keni ndërmend të flini

Alternativë tjetër është edhe aromaterapia – vajrat esencialë që mund t’ju ndihmojnë të flini janë kamomili, dru kedri, livando, dru sandali, neroli dhe portokall.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit