Home Aktualitet Projekti për ...

Projekti për Sazanin, Shabani: Na shiten si brande ndërkombëtare dhe pas qëndrojnë oligarkë lokalë

101
0

Në media flitet rreth investimit të Jared Kushner në ishullin e Sazanit dhe Endrit Shabani, kryetar i Nisma “Thurje”, theksoi në “Open” se shpesh projekte të tilla shiten si brande ndërkombëtare ndërsa pas tij qëndrojnë oligarkë lokalë.

“Në Kuvend vijnë për t’u noterizuar. Mungesa e transparencës tregon që djali i një oligarku apo oligarku sillet si kryeministër. Fillojnë negociojnë projektet, ne na shiten sikur brande ndërkombëtare dhe ndërkohë janë oligarkë lokalë.

Fakti që e bën fshehtas dhe e pranon vetëm pasi del në mediat ndërkombëtare më bën të ngre disa dyshime për këtë. Na thuhet se ky investim do të përfitojnë qytetarët shqiptarë. Ndoshta edhe mundet.

Edhe në vendet ku ka resorte më luksoze në botë janë vende ku banorët lokalë janë shumë të varfër. Filipine, Maldive, në Meksikë, në Xhamajka janë resortet më luksoze në botë. Asnjë lek nuk mbetet aty. Vijnë paratë, ikin prapë jashtë. Mund të vijnë paratë dhe të mos hyjnë në ekonominë vendase. Mungesa e transparencës na bën të dyshojmë se këtu mund të mos përfitojë asgjë populli shqiptar”, theksoi ai.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit