Home Aktualitet Projektligji ...

Projektligji për studentët e Mjekësisë, Kushi: Pjesa më e madhe e qytetarëve është plotësisht dakord

21
0

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi tha këtë të mërkurë pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave se me projektligjin për studentët e Mjekësisë janë dakord pjesa më e madhe e qytetarëve, studentëve si dhe ekspertëve. Ajo theksoi edhe projektligji për studentët e Mjekësisë që ata të qëndrojnë 5 vite për të punuar në Shqipëri pas diplomimit, është një sakrificë që duhet bërë për të gjithë shqiptarët.

“Unë dua të ju sqaroj se ne jemi konsultuar gjatë me studentët dhe po, është e vërtetë se ka një pjesë të tyre që rezistojnë dhe nuk janë dakord me projektligjin, por ka një pjesë të madhe të studentëve që janë akutualisht në Universitetin e Mjekësisë, por edhe maturantë që janë dakord me projektligjin, ashtu sikurse dhe prindërit e tyre janë dakord dhe ashtu sikurse pjesa më e madhe e të gjithë qytetarëve.

Gjatë kësaj periudhe, jemi konsultuar me mjekë e me ekspertë dhe gjithashtu kemi marrë mendimin e të gjithë opinionit publik, ku ju siguroj që pjesa më e madhe janë plotësisht dakord me këtë projektligj sepse bëhet fjalë për interesin më të lartë publik që është edhe detyrimi jonë kushtetues për të garantuar jetën dhe shëndetin e qytetarëve”,-tha Kushi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit