Home Sporti Pronari i sht...

Pronari i shtëpisë në Rrogozhinë nuk pranon të kthejë topin në ndeshjen Egnatia-Vllaznia (VIDEO)

1007
0

Në futbollin shqiptar kemi parë nga episodet më të ndryshimet, por një të tillë vështirë se do e keni hasur. Në ndeshjen e së hënës mes Egnatias dhe Vllaznisë, e cila u luajt në Rrogozhinë, ndodhi diçka e padëgjuar.

Një top i goditur nga futbollistët kaloi rrethimin e fushës dhe përfundoi në oborrin e një shtëpie private. I zoti i shtëpisë, një burrë i moshuar me një shkop në dorë refuzoi që ta kthente topin, pasi sipas tij tashmë ishte në pronën e tij.

Tifozët nuk i kursyen batutat në këtë rast, ndërkohë që video ka bërë xhiron në rrjetet sociale. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit