Home Aktualitet Propozimi për...

Propozimi për ndryshimet Kushtetuese përplas demokratët, Spaho: I sillni veç për firmë

132
0

Brenda javës PD-ja do të depozitojë në Kuvend kërkesën për ndryshimet Kushtetuese, në Reformën Territoriale dhe atë Zgjedhore. Këto ndryshime mësohet se nuk janë konsultuar me deputetët e kësaj force politike.

Deputeti Edmond Spaho, në mbledhjen e sotme të grupit të PD-së tha se amendamentet për ndryshimet kushtetuese nuk mund të vijnë vetëm për firmë, por duhet të vendosë Grupi Parlamentar dhe Këshilli Kombëtar i PD-së.

“Amendamentet për ndryshimet kushtetuese s’mund të vijnë vetëm për firmë, pa u diskutuar. Këtu duhet teë vendosë Grupi Parlamentar dhe Këshilli Kombëtar”.

Spahos i’u përgjigj sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi, i cili tha se materiali është përgatitur nga një grup juristësh dhe se do të diskutohen në Komisionin e Ligjeve me anëtarët e PD-së.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit