Home Aktualitet Protesta e ma...

Protesta e maturantëve për testin e Matematikës, Vejsiu: Disa pyetje ishin problematike

8
0

Për ish-drejtorin e Arsimit Parauniveristar, Fatmir Vejsiu, teza e matematikës nuk ishte në nivelin e vështirësisë së pretenduar nga maturantët. Vejsiu shprehet me rezerva për hartuesit e tezës. Për të disa pyetje nuk ishin të përshtatura mirë, ndërsa ushtrime të tjera, që do të shërbenin vërtetë për të diferencuar nivelin e maturantëve, nuk morën vëmendjen e duhur.

Ndryshe nga Ministria e Arsimit, që njoftoi uljen e kufirit minimal të pikëve për çdo notë, mësuesi i matematikës Vejsiu propozon një tjetër zgjidhje për ngërçin e krijuar. ”Testi ka 60 pikë, por duhet të ketë 58 pikë dhe llogaria të bëhet mbi bazën e 58 pikëve”.

Për të dytin vit radhazi një tjetër problem po lind nga pretendimet për pyetje të paqarta në provime. Maturantët ankohen për teza të marra shabllon nga universitete perëndimore, ndërsa hartuesit thonë se ato janë konform kurrikulave vendase.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit