Home Bota Protesta e pe...

Protesta e pensionistëve në 19 provinca të Iranit, njerëzit luten për bukën e gojës

129
0

Mijëra pensionistë dolën në rrugët e Iranit, të paktën në 19 provinca për të protestuar ndaj kushteve të vështira të jetesës dhe inflacionit të shfrenuar ndërsa brohorisnin parulla kundër qeverisë.

Demonstratat u zhvilluan në Teheran dhe në shumë qytete si Ahvaz, Mashhad, Bandar Abbas, Kermanshah, Boroujerd, Isfahan, Zanjan, Sari, Ardabil, Hamedan, Rasht, Tabriz, Semnan, Sanandaj, Ilam, Shushtar, Karaj, Naqadeh, Shousha, Khorramabad dhe Shiraz. Pensionistët protestuan kundër vendimit të 5 qershorit të regjimit për rritjen e pensioneve me 10%, ndërsa kostot e të jetuarit janë shumëfishuar, duke e quajtur atë plaçkitje dhe vendim mizor.

Në Teheran, forcat represive sulmuan dhe rrahën pensionistët që kërkojnë të mblidhen. Njerëzit nuk u lejuan të largoheshin nga stacioni i metrosë Baharestan që të çon në parlament. Një numër demonstruesish u arrestuan dhe u dërguan në një vend të panjohur.

Një numër demonstruesish u arrestuan, raporton NCRI. Njësia speciale dhe Forcat e Sigurisë së shtetit në Isfahan rrahën brutalisht pensionistët, duke u përballur me rezistencën e tyre.

Zonja Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Rezistencës Iraniane, i përshëndeti pensionistët që dolën në rrugë anembanë vendit, duke thënë se represioni dhe arrestimi nuk do t’i ndalte protestuesit. Ajo u bëri të rinjve të mbështesin pensionistët se nuk ka rrugë tjetër veç të ngrihen në protestë kundër regjimit të korruptuar dhe plaçkitës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit