Home Bota Protesta kund...

Protesta kundër vaksinimit me detyrim, europianët përleshje me policinë

81
0

Rreth 5 mijë persona morën pjesë në marshimin “Të Bashkuar për Liri” në Londër, aty ku edhe përleshjet me policinë nuk munguan.

Trazirat vijnë teksa variani “Omicron” u konfirmua si varianti dominues në kryeqytetin britanik, duke nxitur autoritetet të marrin masa. Edhe në rrugët e Parisit dhe qyteteve të tjera të Francës, mijëra qytetarë dolën kundër kufizimeve të reja të qeverisë.

Në Barcelonë njerëz të shumtë mbushën rrugët, ngjashëm me tubimet e tjera të mbajtura në Europë, teksa vendet po lëvizin drejt vendosjes së masave më të ashpra për të frenuar valën e re të Covid-19.

Protestuesit manifestuan pakënaqësinë kundër aktivizimit të pasaportës së vaksinimit për të hyrë në hapësirat publike në rajonin katalanas. Në Hamburg, qytetarët demonstruan kundër vaksinimit me detyrim dhe masave anti-virus të imponuara nga qeveria.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit